Si lanë gjë pa thënë pasi ftoi kryeministrin Rama në emision, reagon Ermal Mamaqi, ja si përgjigjet! [FOTO]

 

Pas daljes së mbrëmshme në emisionin televiziv të Ermal Mamaqit të kreut të qeverisë ka patur reagime të shumta në rrjetet sociale nga përsonalitete të artit dhe të kulturës, por edhe njerëzit e thjeshtë. Madje Ermali ka qenë në qendër të kritikave ku edhe e akuzonin se kryeministri e ka paguar për ta ftuar në emision. Këtyre kritikave, Ermali i është përgjigjur me një video në Instagram ku tregon të gjitha momentet ku me pyetjet e tij e vuri kryeministrin në siklet.

“Këto janë disa nga pyetjet për të cilat nuk mora pagesë…”, shkruan moderatori.

Fillimisht në video shfaqet momenti kur kryeministri është i pakënaqur nga tavolina në studio e cila e pengon dhe Ermali i përgjigjet: “Epo nuk kemi të gjithë nga ato oxhaqet nga 25 mijë euro”.

Më pas shfaqet momenti kur tregohen pamje nga shtëpia e kryeministrit dhe moderatori shprehet: “Po më vjen keq për ty. Jam gati t’i kërkojmë Erion Veliajt të të fus te lista e njerëzve që kanë nevojë për ndihmë sociale”.

“Hëngrët super shpullë nga studentët”, i thotë Ermali kryeministrit Rama.

“I largove ministrat që kishin 5 vite në detyrë, po ti vetë që ke 6 vite?”, ishte pyetja e rradhës nga moderatori.

Kur kryeministri thotë se është në protestë, Ermali ja kthen: “Ti po proteston kundër vetes?”

meta.jpg

 

albshowbizzz.com