Sikur të gjitha nënat shqiptare, kjo e bën nervoz Shyhrete Behlulin te fëmijët e saj (VIDEO)

 

Thuajse të gjithë i kemi “hëngër”
ato të bërtitmet e nënave tona, kur e kemi lënë pa e ngrënë ushqimin në tavolinë.

Ato janë aq të kujdesshme, sa gatuajnë
për familjet e tyre me shumë dashuri, por nënat shqiptare edhe nervozohen kur
ti nuk ha!

  

E për këtë arsye edhe Shyhrete
Behluli bëhet nervoz me fëmijët e saj. Meqenëse sot të gjithë bëjmë një jetë
dinamike, të pakta janë ditët kur ulemi për të ngrënë të gjithë në shtëpi.

Dhe e pyetur nga Prive në rubrikën
“50-të pyetjet”, se çfarë e bën nervoz te fëmijët e saj, këngëtarja përgjigjet:

“Kur e përgatis drekën e i ftoj të ulen, e këta një nga një më thonë se kanë ngrënë jashtë. Po mirë, e unë për kë e përgatita?” /Prive.al

 
  
 

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com