Single apo në lidhje? Bebe Rexha ka një përgjigje
Është mjaft e rezervuar sa i përket jetës private.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha e ka ruajtur me fanatizëm pjesën më të ndjeshme të jetës së saj, shkruan lajmi.net.
E pyetur nga ndjekësit se a ka të dashur, ajo nuk heziton të përgjigjet teksa thotë jo, edhe pse ditë më parë kërkoi burrë.
Rexha javën e kaluar u bë kryetemë e mediave rozë për shkak se kërkoi burrë dhe se kantautori, Flori Mumajesi dëshironte të martohej me të.
Megjithatë, sa i përket karrierës muzikore cilësohet të jetë njëra prej femrave më të suksesshme në botë.
albshowbizzz.com