Skerdi më nuk e fsheh romancën, publikon videon e fejesës me Vesa Ramën

 
 

Javë më parë ishte raportuar se këngëtari i kishte dhënë fund beqarisë duke u fejuar.

Bëhet fjalë për Skerdin, i cili pas disa vjet romance ka kurorëzuar lidhjen me Vesa Ramën, gazetaren e Klan Kosovës.

Madje, bukuroshja tashmë ka marrë edhe mbiemrin e artistit tonë, po që kjo ishte mbajtur e fshehur.

Por, duket se këngëtari më nuk ka dashur ta fsheh një gjë që është kulmore në jetën e tij sentimentale.

Ai ka publikuar një video të kurorëzimit në llogarinë personale në Instagram teksa ka lënë edhe një mesazh me shumë kuptim.

“Është e vetmja gjë që kurrë nuk mbahet fshehur sepse është momenti më i bukur në jetë – Dashuria. Do të doja që çdo njeri të ndihet i lumtur ashtu siç unë tani”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Ndryshe, Skerdi është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/