Sot festë e dyfishtë në familjen Kryeziu
Zakonisht ditëlindjet janë një datë mjaft e veçantë për të gjithë njerëzit anë mbanë botës.
Hiç më ndryshe nuk është as për këngëtarin e mirënjohur, Shkumbin Kryeziu, i cili sot ka dy arsye për të festuar, shkruan Kosovarja.
Ai dhe djali i tij i vogël, Bojkeni, festojnë ditëlindjen, e që padyshim për të duket se datë më të veçantë në jetën e tij nuk ka pasur, ku babë e bir kremtojnë sot së bashku.
Ashtu si çdo prind që bën një varg urimesh për famijët e tyre, as Shkumbini nuk e la fare keq sa i përket kësaj pjese.
“Sot një ditë e veqantë pasi që bashke me Bojkenin djaloshin tim që i bëri 12 vjet e festojmë ditëlindjen”, shkroi ai, ku këtij urimi ia vuri edhe një fotografi mjaft të ëmbël me Bojkenin dhe Mimozën. /Kosovarja/
albshowbizzz.com