Sot i jepet lamtumira e fundit djalit të Nexhat Dacit, Arianit
Vdekja e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, ka pikëlluar shumë njerëz, të afërm, miq e bashkëpunëtorë të tij.
Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, sot sipas agjendës me fillim nga ora 10:30 deri në ora 11:45, arkivoli me trupin e pajetë të Dacit do të qëndrojë në hollin e Kuvendit të Kosovës për homazhe.
Ndërkaq, nga ora 12:00 deri në orën 12:30, në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të mbahet një mbledhje komemorative, me ç’rast fjalim do të mbajë kryeministri Haradinaj.
Në orën 13:00 do të bëhet varrimi i tij me rituale fetare në varrezat e qytetit, në Dragodan.
Arian Daci, që ishte djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Nexhat Daci, vdiq dje pas një aksidenti tragjik të ndodhur në qendrën e skijimit në Brezovicë pasi u zu nga një ortek bore.
albshowbizzz.com