Sot janë dy motrat më simpatike të ekranit, por shihni si dukeshin Luana dhe Marina kur i njihte vetëm familja! [FOTO]
Cila ju pëlqen më shumë?
Marina dhe Luana Vjollca janë motrat më simpatike të showbiz-it shqiptar. Ato e kanë nisur bashkë rrugëtimin e tyre në media dhe shpesh i kishim zili për marrëdhënien e tyre shumë të konsoliduar.
Marina është tepër aktive me fansat në rrjete sociale, ku merr shpesh vëmendjen me postimet e saj. Mirëpo së fundmi ka marrë një dedikim shumë të bukur nga mbesa e saj Jori Paloka e cila ka ndarë me publikun një foto të vjetër ku shfaqen dy motrat Vjollca, ndërkohë që Marina përpiqet të bëjë Luanën të qeshë.
“Kjo foto thjesht tregon 1000 gjera, dhe në ditët e sotme Mina është pikërisht ky person. Gjithmonë aty për çdo njeri dhe si njeriu më pozitiv që mund të ekzistojë. Betohem”, shkruan ajo në foton ku Marina dhe Luana ishin shumë të vogla dhe publiku si njihte ende.
albshowbizzz.com