Stresi po martohet dhe këtë e konfirmoi nëna e tij

 

Ka muaj që Stresi po qëndron në burg pasi
reperi u kap me armë dhe drogë vitin e kaluar në një hotel në Tiranë.

Artisti nuk pati mundësi të jetë prezent në Kënga
Magjike aty ku konkurroi me një këngë dedikuar nënës së tij, e as për ta
festuar Vitin e Ri pranë familjes.

  

Megjithatë, një gjë dihet. Stresi kët vit po
martohet, të paktën kështu ka lënë të kuptohet nëna e tij e cila i la një
koment të fejuarës së reperit.

“Shumë shpejt veshur me të bardha Kejsi. Do
jesh nuse kopertinash”, ka shkruar nëna e Stresit nën një foto të postuar nga
Kejsi në Instagram.

Komentin e mori Kejsi dhe e postoi në
instastory mbi të cilin ka shkruar: “Kam vjehrrën të cilën çdo femër e ëndërron”.

Presim të dalë Stresi nga burgu dhe ta shijojmë
edhe një dasmë vipash këtë vit./Prive.al

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com