Susan Boyle rikthehet në skenën muzikore pas pauzës nëntëvjeçare

 
 

Susan Boyle është rikthyer në skenën muzikore në kuadër të spektaklit për talentë, “America’s Got Talent: The Champions”.

Këngëtarja skoceze u bë e famshme në vitin 2009, kur i befasoi të gjithë me performancën në Britain’s Got Talent, ku në fund arriti ta zinte vendin e dytë.

E! News bën të ditur se ajo është kthyer në skenë pas mungesës nëntëvjeçare, për të lënë sërish mbresa.

57-vjeçarja vendosi ta këndonte këngën “Wild Horses”, të cilën e kishte interpretuar edhe në vitin 2009.

“Nuk mund ta gjej asnjë konkurrent që e ka definuar këtë spektakël ashtu siç ke bërë ti”.

“Ti je konkurrentja që e ka bërë dallimin e madh dhe jam absolutisht i mahnitur që je këtu”, ka thënë https://telegrafi.com/tag/simon-cowell/ target=”_blank” rel=”noopener”>Simon Cowell.

“Dua të them se është një nder dhe kënaqësi absolute që po qëndroj këtu ulur dhe ju dëgjoj. Ke zë engjëllor”, ka thënë https://telegrafi.com/tag/mel-b/ target=”_blank” rel=”noopener”>Mel B, ish-anëtarja e “Spice Girls”, e cila ishte anëtare e jurisë. /Telegrafi/