Tani dhe para 10 viteve, Yllka Kuqi publikon imazhe të ëmbla me bashkëshortin
Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, është e martuar që nga viti 2011 me muzikantin Astrit Pallaska.
Dyshja janë njohur shumë vite më parë, ndërsa duket se ndjejnë nostalgji për kohën kur lidhja e tyre sapo kishte filluar.
Së fundmi, është bërë virale në internet sfida e shpërndarjes së imazheve të 10 viteve më parë, një gjë të cilën po e bëjnë shumë personazhe VIP.
Edhe Yllka vendosi që në rrjetin social Instagram të publikojë dy fotografi, një të realizuar në vitin 2008 dhe tjetrën në 2018.
Ajo ka bërë krahasimin se si çifti dukeshin atëherë dhe sa kanë ndryshuar sot, teksa një gjë vërehet qartë – që lumturia e tyre është e njëjta.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar për harmoninë e tyre në çift.
Yllka është shumë aktive në muzikë me projekte e koncerte të shumta, gjersa nuk mungon edhe nëpër mbrëmje muzikore e ahengje familjare.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Astriti jetojnë në Gjakovë, dhe ende nuk kanë fëmijë. /Telegrafi/