Taulant Xhaka i shpreh dashurinë të fejuarës. Të dua bota ime
Taulant Xhaka, futbollisti i njohur shqiptar dhe e fejuara e tij, Arbnora, janë një ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku.
Ata janë në qendër jo vetëm të mediave shqiptare por edhe të huaja që i përcjellin vahzdimisht çiftin.
Nuk ndodh rrallë t’i shohim vëllezërit Xhaka shumë të përkushtuar karshi partnereve të tyre.
Edhe Graniti edhe Taulanti, tashmë i kanë bërë zgjedhjet e tyre në jetë dhe vajzat që kanë përkrah, kanë vendosur t’i prezantojnë me publikun.
Dhe përderisa ata po i shijojnë shumë romancat e tyre, ngapak edhe i kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, duke bërë edhe dedikime dashurie.
Si për shembull ky dedikimi i fundit i Taulantit për Arbnorën është përplot dashuri.
“Të dua bota ime”, ka shkruar Xhaka, për të fejuarën e tij.