Tayna: Më vjen mirë që i degjon dhe i di këngët e mia

 
 

Tayna ka folur direkt me deputetit Haxhi Avdyli në emisionin ‘Frontal’.

Në një lidhje direkte në emisionin ‘Frontal’ në T7, Tayna ka folur drejtpërdrejtë me deputetin e LDK-së, Haxhi Avdyli i cili ka bërë kërkesën për censurim dhe ndalim të përdorimit të fjalëve që përçojnë mesazhe negative në këngë.

Këngëtarja ka folur përmes telefonit në studio, duke i thënë deputetit së pari që po i vjen mirë që ai po e dëgjon dhe po i din këngët dhe titujt e këngëve të saj.

Më pas, Tayna insiston se nuk është detyrë e artistit për të edukuar fëmijët e tyre, pasi sipas saj, prindërit e saj kur ka qenë e vogël nuk e kanë lënën të dëgjojnë fare këngë të tilla, edhepse janë transmetuar gjithandej, përcjell Gazeta Express.

 

 
 

albshowbizzz.com