Tayna ‘shpërthen’ ndaj politikanëve: Kush ka bërë këngë për korrupsion që janë stimuluar këta?

  Pas debatit që bëri me deputetin e LDK-së, Haxhi Avdyli, reperja kosovare ka reaguar sërish.      

Reperja nga Prizreni, Tayna ka postuar një fotografi në InstaStory e cila ka thumbuar të gjithë politikanët, shkruan lajmi.net.

“A thu kush ka bo kong për korrupsion që janë stimulu këta kur kanë qenë të ri”, janë fjalët e saj.

E gjithë kjo polemikë erdhi pasi deputeti, Avdyli dje propozoi në Komisionin për Shëndetësi që të ndalohet promovimi i këngëve ku përmendet droga.

Në mesin e këngëve me vargje të tilla ishte edhe ajo e Doruntinës “Columbiana”, në duet me reperin, Don Phenom. /Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com