Tayna vë në plan të parë figurën trupore, shfaqet si bionde joshëse
Reperja Tayna është ndër këngëtaret më aktuale të momentit, ashtu që çdo postim i saji merr vëmendjen e fansave të shumtë.
Ajo numëron mbi 682 mijë ndjekës në Instagram, ku kohë pas kohe publikon fotografi dhe video për fansat e saj.
Kësaj radhe, https://telegrafi.com/tag/tayna/ target=”_blank” rel=”noopener”>Doruntina Shala (emri i vërtetë i këngëtares) e ka publikuar një video, në të cilën ka vënë në plan të parë linjat trupore, por edhe stilin e ri të flokëve.
“Hajde shëndet”, është përshkrimi i fotografisë që shoqërohet me hashtagun “Legally blonde” që i referohet filmit me të njëjtit emër dhe ka të bëjë me flokët bionde.
Bashkëpunimi me https://telegrafi.com/tag/ledri-vula/ target=”_blank” rel=”noopener”>Ledri Vulën, “Aje”, është ndër realizimet më të fundit të Taynas që erdhi pas hiteve të njëpasnjëshme.
Kënga e re është pëlqyer shumë, aq sa pa kaluar një muaj nga publikimi, videoklipi i kësaj kënge ka arritur afro nëntë milionë shikime në YouTube.
Gjatë një https://telegrafi.com/senzacioni-vitit-tayna-2018-ishte-nje-vit-jashtezakonshem-kete-vit-vazhdoj-akoma-shume-pune/ target=”_blank” rel=”noopener”>interviste të mëhershme për Telegrafin, Tayna ka deklaruar se ka shumë projekte në studio, të cilat do t’i publikojë gjatë këtij viti për fansat e saj.
Ndërsa sa i përket jetës private, ajo ka deklaruar se nuk është në një lidhje. /Telegrafi/