Të njëjtën gjë ka bërë edhe me Rita Orën? Kim Kardashian e vendosur të ndajë vëllain nga e dashura, zbuloni arsyen [FOTO]

 

Sipas revistës “People” Rob Kardashian është prej disa kohësh në një marrëdhënie me Alexis Skyy, aktore dhe modele amerikane. Por duket se Kim Kardashian nuk është aspak dakord me këtë lidhje, madje e ka kundërshtuar haptazi duke shtuar se do të bëjë të pamundurën të ndajë çiftin. Kimi por dhe disa anëtarë të tjerë të familjes, përfshirë të ëmën e Robit, mendojnë se Alexis po e shfrytëzon atë për t’u bërë e famshme nga popullariteti që gëzon mbiemri i tyre.

Një burim i afërt i Kim është shprehur për “Hollywood Life” se ajo edhe më herët e ka paralajmëruar të vëllanë që të jetë i kujdesshëm dhe të mos bjerë në dashuri me Alexis, por ai mendon që Alexis është një vajzë e pafajshme me qëllime te pastra.

Sipas miqve të familjes, Kim po shpreson që Alexis të shkëputet nga Rob dhe vajza e tij, Dream!
Vlen të theksojmë se para disa kohësh Rob Kardashian ka qenë i lidhur edhe me këngëtaren shqiptare Rita Ora dhe atëherë kanë qarkulluar lajme se Kim nuk e donte si ë dashuën e vbëllait. Edhe pse tani ato duken sikur i kanë lënë pas mospëlqimet që kanë pasur.

Rita-Ora_Kim-Kardashian_1Getty-Images-for-MTV_56046876.jpg

 

albshowbizzz.com