Tenisti fejohet me të dashurën pas 14 vitesh lidhje

  

Rafael Nadal është e fejuar me të dashurën e tij prej 14 vitesh Mery Perello. Çifti do martohet në vjeshtë në një ceremoni në Mallorka.

Raportohet se Rafa i propozoi të Mery, e njohur ndryshe si Xisca, në maj të vitit të kaluar gjatë një udhëtimi romantik në Romë por e mbajtën sekret fejesën për 8 muaj.

Tenisti gjatë një interviste më parë la të nënkuptohej se dëshironte të kishte fëmijë me të dashurën: “Natyrisht që kam për qëllim të krijoj një familje. I dua fëmijët dhe do të dëshiroja që fëmijët e mi të bënin atë që i pëlqen.”

Ky ka qenë një vit i ngarkuar për Rafael, i cili kohët e fundit u rendit i dyti në Open Australian 2019.