Teuta rregullohet e bëhet si “kukull”, do ta “çmend” me bukurinë e saj Adonisin

Teuta Krasniqi vazhdon të jetë një nga aktoret më të suksesshme kosovare.

Madje, ajo shpesh është pjesë edhe e mediave rozë, për jetën e saj personale, por edhe paraqitjet e saj.

Së fundmi nëna e dy vajzave të mrekullueshme vjen me një fotografi tejet të ëmbël, ku shfaq bukurinë e saj natyrale.

Teutën së fundmi po e shohim në Teatrin Kombëtar të Kosovës përmes shfaqjes ‘Njeriu që mungonte’ me tekst të Zymber Kelmendit e regji të Isa Qosjes.