“The Hummingbird Project” sjell një histori të plaçkitjes financiare me Salma Hayekin

  
  

Tashmë është publikuar traileri i parë i filmit dramën “The Hummingbird Project”, i cili shumë shpejt do të shfaqet në kinematë botërore.

Filmi sjell një histori të tensionuar dhe komike të grabitjes financiare me një ekip fantastik aktorësh, si dhe akuza të ashpra në kurriz të sistemit financiar të SHBA-s.

Një film i ri nga regjisori kanadez dhe skenaristi, Kim Hguyen ndjek historinë e tregtarëve profesionistë që ndërtojnë një linjë nëntokësore të kabllove optike midis Cansas Cityt dhe New Yorkut, gjë që do t’i lejojë ata të shpejtojnë kuotat në tregun e aksioneve.

Megjithatë, ata do të duhet ta bëjnë këtë përpara se të kapen nga një ish-shefe, ku këtë rol do ta luajë Salma Hayek.

Rolin e shitësve Vincent dhe Anton Zelsky në film i sjellin Jesse Eisenberg dhe Alexander Skarsgard.

Përveç tyre, në film shfaqen edhe Michael Mando, Johan Heldenbergh, Ayisha Issa, Sarah Goldberg, Frank Schorpion dhe shumë të tjerë.

Ndryshe, premiera e filmit do të shfaqet më 15 mars të këtij viti në Amerikë dhe pastaj do të jepet edhe në kinematë botërore. /Telegrafi/