“Ti del nga Shqipëria, por Shqipëria s’del nga ti” – Bebe Rexha hedh valle në mes të Times Square

 

“Ti
del nga Shqipëria, por Shqipëria s’del nga ti” – kjo thënie popullore, e përshkruan
më së miri atdhedashurinë.

Kudo
që të shkosh, sado larg të kesh arritur në botë, nuk mund t’iu largohesh rrënjëve
të tua.

Dhe
e tillë është edhe Bebe Rexha. Këngëtarja mbrëmë në natën e Vitit të Ri, ia ka
hedhur valles në mes të njërit prej shesheve më të rëndësishme në botë.

Në Times Square në New York, Rexha ka vallëzuar me melodi shqiptare ndërsa vallja e saj është transmetuar edhe në njërin prej televizioneve më eminente ndërkombëtare, në CNN.

 

albshowbizzz.com