Tom Jones ka qëndruar me të dashurinë e fëmijërisë deri sa ajo vdiq, por pati shumë tradhti

  Tom Jones ka qenë i martuar me gruan e tij, Melinda Rose Woodward, për 59 vite, mirëpo autori i hitit Sex Bomb ka thënë se ka fjetur me 250 femra në vit gjatë kohës kur ka qenë në turne.      

Gruaja e këngëtarit ndërroi jetë në vitin 2016 në moshë 75 vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin. Muzikanti e ka përshkruar si një grua të mrekullueshme dhe si dashurinë e jetës së tij.

Mirëpo, edhe pse është konsideruar e këndshme, martesa e tyre e gjatë është shoqëruar me tradhti të shumta të bashkëshortit, derisa bashkëshortja e muzikantit ishte mësuar ta mbyllte njërin sy.

Ata u martuan në vitin 1957 kur Linda ishte vetëm 16 vjeçe. Një vit më pas, ajo solli në jetë fëmijën e tyre të vetëm, djalin Mark Woodward.

Në autobiografinë e vitit 2015, “Over the Top and Back”, Tom ka treguar se ishte dashuruar me Lindan që në moshën 12 vjeçare, mirëpo asokohe ishte diagnostikuar me tuberkuloz dhe kishte qëndruar dy vite në krevat.

Ata e nisën lidhjen në moshën 15 vjeçare dhe u martuan një vit më pas, ndërsa shumë shpejt gruaja e tij kishte mbetur shtatzënë.

“Kurrë nuk e kam pasur atë ndjenjë për dikë tjetër, nuk mendoj se mund të dashurohesh më shumë se një herë. Ajo është gjëja më e rëndësishme në jetën time”.

“Një grua e pabesueshme. Linda është dashuria e jetës sime dhe vazhdon të jetë, edhe pse duket se nuk është ashtu”, ka thënë Jones në librin e tij.

Mirëpo, Tom ka rrëfyer se në kulmin e karrierës kishte fjetur me nga 250 femra në vit në periudhat kur shkonte në turne.

Ndërsa i pyetur në US TV se pse nuk janë përfshirë aferat e tij në librin e memoareve, ai ka thënë: “Nuk mendoj se është e rëndësishme. Nuk është diçka që më ka ndërtuar. Nuk është diçka që më ka sjellë këtu”.

Ndër aferat e tij të shumta, është përmendur lidhja dyvjeçare me këngëtaren Mary Wilson. Po ashtu, ai ka qenë në lidhje edhe me Miss Bota, Marjorie Wallace, kur ajo ka qenë 19 vjeçare. Afera e tyre ishte zbuluar kur ishin fotografuar duke u puthur në një plazh.

Kur Tom u nda nga ajo, mbretëresha e bukurisë kishte tentuar të vetëvritej me tableta, por kishte mbijetuar.

Jones ka treguar se që nga vitet e gjashtëdhjeta, Linda nuk ka shkruar me të nëpër turne dhe thjesht nuk e pyeste se çfarë po ndodhte prapa shpinës së saj./Telegrafi/

 

albshowbizzz.com