Top 10 yjet me më së shumti ndjekës në Instagram

 
 

Instagrami është pa dyshim rrjeti më i përdorur social nga të gjitha moshat.

Jo vetëm nga përdorues të zakonshëm, Instagrami është i preferuar shumë nga yjet, kryesisht për shkak të fushatave publicitare që i realizojnë.

Këngëtarë, futbollistë e aktorë zënë vend në listën e më të ndjekurve, ndërsa këtë vit lista pësoi ndryshime të ndjeshme.

Ajo që është më e vërejtura është largimi nga froni i Lionel Messit si një prej dy futbollistëve më të ndjekur, e pozitën e tij e ka zënë Neymari.

Një tjetër fakt që ja vlen të përmendet është pa dyshim edhe që femrat e dominojnë listën e top 10 emrave më të ndjekur, ku janë vetëm tre meshkuj, e shtatë femra.

10. Lionel Messi – 104.2 milionë (@LionelMessi)

Një emër i madh i futbollit, që ka pasur edhe rënie të madhe në listë – Messi mbetet prej personaliteteve sportive më të ndjekura, por jo më i ndjekuri dhe këtu ka ndikuar shumë fakti që ai nuk është një yll shoubizi edhe pse është mjaft i kërkuar nga kompani të ndryshme.

9. Neymar – 108 milionë (@NeymarJr)

Superylli brazilian arriti të futet në top 10 yjet më të ndjekura në Instagram gjatë vitit 2010. Paraqitjet e tij në Botëror dhe me klubin e PSG-së bënë që ai të arrijë shumë famë, ndërkaq është edhe shumë i pëlqyer nga të rinjt. Ai në këtë ranglistë kaloi Lionel Messin, një prej më të mirëve që njeh historia e futbollit.

8. Taylor Swift – 114 milionë (@TaylorSwift)

Këngëtarja prej më të dashurave gjendet në këtë pozitë krejt falë tregut amerikan. Ajo globalisht nuk është aq e famshme sa në Amerikë, e suksesi me albumin e saj gjatë vitit 2018 ja siguroi një pozitë në mesin e yjeve më të ndjekura në Instagram në vitin 2018.

7. Beyonce – 121.6 milionë (@Beyonce)

Është pa diskutim këngëtarja më e madhe në botë, që shërben model për të gjitha femrat. Stili i saj i jetës dhe jo vetëm këngët, bëjnë që ajo të jetë prej emrave më të ndjekur. Ajo ka rënë nga vendet e para që i mbajti në vitin 2018, kryesisht për shkak të lansoi shumë pak këngë.

6. Kylie Jenner – 122.1 (@KylieJenner)

Fare pak mbi Beyoncen, impakti i saj në vitin 2018 ishte i madh dhe u fut në mënyrë të hatashme në top 10 të yjeve më të ndjekura në Instagram. Bukuroshja e rriti famën kryesisht për shkak të produkteve të kozmetikës të cilat i promovon në rrjetin e saj social dhe që janë prej top produkteve më të pëlqyera. Kylie është edhe femra më e re e pasur në botë.

5. Kim Kardashian – 122.9 milionë (@KimKardashian)

Kylie mund të ketë pasur sukses, por aty është gjithmonë motra e saj për të bërë diferencën duke qenë shumë afër saj, vetëm 800 mijë ndjekës larg. Kim pati vit të suksesshëm me emisionet televizive dhe fushatat reklamuese në rrjetin social. Viti i saj ishte më i qetë nga se ju përkushtua familjes, e kjo ndikoi edhe në renditjen e saj.

4. Dwayne Johnson – 125.6 milionë (@TheRock)

Ai është aktori më i pëlqyer nga të gjithë dhe suksesi i tij në vitin 2018 u reflektua edhe në Instagram, duke hyrë në top pesëshën e yjeve më të ndjekura.

 

 

View this post on Instagram

 

It ain’t pretty, no glossy polish or fake camera set ups. It’s hard work or get the f*ck outta my gym. Wrapped our #ProjectRock BEND BOUNDARIES COLLECTION commercial shoot for @underarmour. As with all of our @underarmour spots that’s created by our Seven Bucks advertising company, @sevenbuckscr — I want to disrupt the traditional method of marketing that’s always presented and create something new, different, raw, uncut and directly from my DNA. No fancy gym set ups, no fancy camera tricks and quick cutaways. At the end of the day, it’ll always come down to me putting every single piece of gear to the test personally before I deliver it to you. Real, raw and authentic. As always, THANK YOU for making #ProjectRock, @underarmour’s #1 seller. I’m nice, but when it comes to my business I don’t play nice. Ever. #ProjectRock #UnderArmour #BendBoundariesCollection SPRING 2019

A post shared by therock (@therock) on Dec 27, 2018 at 10:22am PST

 

3. Ariana Grande – 139.9 (@ArianaGrande)

Këtu fillon të bëhet dallimi. Mbi 20 milionë ndjekës nga vendi i pestë, Ariana është një prej yjeve më të dashura dhe që u ngjit lart në renditje këtë vit, pasi hit pas hiti bëri diferencën. Kënga “Thank U, Next” ndikoi po ashtu që të marrë një numër të madh ndjekësish dhe ndikimi i Amerikës Latine ka bërë që ajo të eklipsojë yjet amerikane.

2. Selena Gomez – 144.5 milionë (@SelenaGomez)

Dikush që e ka tejkaluar Arianan pikërisht falë ndikimit të Amerikës Latine ishte Selena Gomez. Lufta e saj me sëmundjen dhe transplatimi i veshkës dhe rikthimi i saj i madh bënë bujë të madhe dhe inspiruan audiencën që ta ndjekin atë edhe më shumë.

1. Cristiano Ronaldo – 149 milionë (@Cristiano)

U mendua se kalimi te Juventusi i jep vlerë më shumë Juventusit se sa atij, por nuk mund të themi kështu, pasi që edhe ai ka përfituar nga një transferim i tillë duke qenë në qendër të vëmendjes dhe duke pasur cak një krejt tjetër treg. Tejet i angazhuar në fushata reklamuese, Cristiano pa ndonjë befasi është në vendin e parë të yjeve më të ndjekura nga Instagram, duke shërbyer si model për sportistët e rinj. Ai është brend më vete!