Trokit/ Çmendën portalet, ja e vërteta e lidhjes Genta-Olsi! Të dy në studio:Jemi zgjuar bashkë, por… [VIDEO]

 

Mjaftoi një story e Genta Gjalpit ditën e djeshme që të konfuzoheshin mediat online dhe ndjekësit e saj dhe të Olsi Klosit. Genta lajmëronte që sot do të tregonte të vërtetën e lidhjes së saj me Olsin tek Ermali, lidhje që mesa duket u ‘konfirmua’ nga mediat online. Moderatori Ermal Peçi e nisi sot intervistën me ta në ‘Trokit’ duke fajësuar Gentën për gjithë këtë rrëmujë, për të cilën as ajo s’besonte se do bëhej kaq e madhe. Nga dje në sot, Ermali i pyeti nëse qoftë edhe një sekondë e menduan njëri-tjetrin në lidhje dhe të dy shpërthejnë në të qeshura. Ata janë shumë miq por vetëm kaq.

inside1.jpg 

 

Por… gjërat bëhen më konfuze teksa të dy u bënë pjesë e lojës ‘PO ose JO” dhe përgjigjet e tyre shkaktuan të qeshura pafund. A janë zgjuar ata bashkë? Genta thotë ‘Po’ ndërsa Olsi ‘Jo’. Çfarë ka ndodhur? A kanë përmendur emrin e një personi të tretë në momente intime? Genta paska përmendur Olsin… si? Me kë? Merrni përgjigjet e mëposhtme dhe bëhuni gati të qeshni gjatë!

inside2.jpg

 

albshowbizzz.com