Tuna dhe Patrisi në duet të veçantë, sjellin video duke bërë muzikë së bashku

 
 

Tuna dhe Patris Berisha janë një prej çifteve më të pëlqyer në estradë.

Ata merren të dy me muzikë – Tuna është këngëtare ndërsa Patrisi baterist i Filarmonisë së Kosovës.

Por deri më tani, nuk është se fansat kanë pasur mundësi t’i shohin duke ekzekutuar muzikë së bashku.

Mirëpo në mbrëmjen e së premtes, ata vendosën që të realizojnë një bashkëpunim të veçantë.

Dyshja kanë interpretuar së bashku, teksa Tuna këndonte dhe shoqërohej në piano nga Ardit Stafaj, dhe ritmikisht nga Patrisi

Këtë performancë, ata e kanë bërë në një nga baret e Prishtinës, ndërsa pranë tyre ka qenë edhe djali i tyre i vogël, Tiani.

Përndryshe, Tuna këtë vit ka paralajmëruar se do të jetë shumë aktive me projekte muzikore, ndërsa do të sjellë edhe albumin e saj më të ri. /Telegrafi/