U bë nënë në moshën 42-vjeçare, por Diane Kruger kurrë nuk kishte menduar të lindë fëmijë
Diane Kruger u bë nënë për herë të parë në moshën 42-vjeçare.
Në një intervistë për revistën “Porter Edith”, ajo pohoi se dikur mendonte se ishte shumë egoiste për të pasur fëmijë.
“Për një kohë të gjatë unë nuk desha të kisha fëmijë, sepse isha shumë egoistë. Kur mbusha 35 vjet, ende mendoja se nuk dëshiroja të bëhesha nënë, por më pas doli personi i duhur”, tha aktorja.
Tre vjet më parë kjo ndodhi. Diane u takua me Norman Rids, yllin e serialit “Walking Dead”.
“Normani është një person i qetë dhe shumë më ka mësuar, sepse tashmë e ndjen në lëkurën se çfarë do të thotë të jesh prind”, shtoi aktorja.
Çifti nuk u martua dhe tre muaj më parë u bënë prindër të një vajze, emri i të cilës ende nuk është i njohur për publikun.
Norman nga një martesë e mëparshme me një modelen, Helena Kristensen tashmë ka një djalë 19-vjeçar. Para Norman, Diane ishte në një marrëdhënie 10-vjeçare me Joshua Jacksonin. /Telegrafi/