U përfol për një lidhje me Florin, Fifi tregon se i mungon njeriu i zemrës

 
 

Ka qenë një nga femrat më të komentuara në showbizzin shqiptar dhe jo më kot.

Këngëtarja nga Ferizaji, Filloreta Raçi apo siç njihet për publikun me emrin artistik Fifi u përfol për një lidhje të mundshme me kantautorin, Flori Mumajesi për shkak se në një video u shfaqën mjaft të afërt me njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net.

Por, ajo së fundmi çka tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte postimi i Fifit kur shprehet se i mungon njeriu i zemrës.

“E di? Më kishe munguar! Më mungojnë shakatë e tua koti me dasmën tënde përrallore dhe mendimet e tua të mençura! Pa harruar ato sytë e tu të qeshur!”, shkruan Fifi.

Nuk dihet se kujt ia ka dedikuar por duket se ka mall për dikë.

 

 
 

albshowbizzz.com