Upss! E ka mbajtur të fshehur, KIMIKATI kapet MAT me të dashurën e tij! Ja kush është bukuroshja që i ka vjedhur zemrën! [FOTO]

 

Olsi Bylyku është një ndër aktorët më të mirë shqiptarë të humorit dhe këtë e tregon fare mirë popullariteti që ai ka fituar. Të gjithë jemi mësuar me batutat e tij dhe çdo herë ia del për të na bërë për të qeshur me skenaret e tij si në television ashtu edhe në rrjetin social Instagram, aty ku Olsi është shumë aktiv.

E sigurisht që duke qenë një personazh publik, fansat janë shumë kuriozë për jetën e tij personale, por Olsi ka zgjedhur gjithmonë ta mbajë shumë hermetike atë. Prej disa kohësh përflitet se aktori është në një lidhje dashurie dhe mesa duket zërat paskan qenë të vërtetë. Aktorit ia ka vjedhur zemrën një vajzë bukuroshe nga Tirana, e cila quhet Egli.

Në një foto të siguruar nga “iconstyle.al”, Olsi dhe Egli shihen të përqafuar në dëborë, foto kjo e postuar nga vetë bukuroshja brune në rrjetet sociale.

Nuk e dimë nëse Olsi do e pranojë publikisht se kjo është e dashura e tij, por duhet ta pranojmë që ata duken një çift shumë i bukur!

ietj.png

 

albshowbizzz.com