Vajza e Albatrit Muqiqit është rritur kaq shumë
Egzona Muqiqi është një ndër nuset më të përfolura nga publiku dhe mediat.
Ajo dhe këngëtari i njohur Albatrit Muqiqi janë martuar para pak vitesh dhe martesa e tyre bëri bujë të madhe.
Çifti në vitin 2017 janë bërë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin, Amelia, shkruan rtv21.
Nuk është vetëm Albatriti edhe Egzona, të cilët herë pas here publikojnë fotografi të vajzës, por e gjithë familja e tyre vazhdimisht publikojnë imazhe të ndryshme të Amelias së vogël.
Së fundmi, Albiona motra e Albatritit në Insastory ka publikuar një imazh të bukur të vogëlushes së ëmbël, Amelias e cila edhe pse ende e vogël shihet se është e veshur me shumë stil.
Kujtojmë se Egzona dhe Albatriti tani janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, gjinia e të cilit vazhdon të mos zbulohet ende nga çifiti.