Vajza e Edonës e luan ‘qyqekun’
Këngëtarja Edona Llalloshi është një ndër personat më të njohura të estradës shqiptare.
Ajo nisi karrierën shumë vite më parë dhe për një kohë të gjatë ka qenë pjesë shumë aktive e skenës muzikore shqiptare.
Dihet se për çdo prind, bekimi më i madh në jetë, janë fëmijët e tyre.
Këtë ndjesi, po e përjeton edhe këngëtarja e mirënjohur, Edona Llalloshi, jeta e së cilës është kompletuar tanimë, shkruan Kosovarja.
E, që po i shijon çastet më të ëmbla me fëmijët e tyre, ajo nuk përton fare që ti ekspozojë, duke na treguar edhe sa janë rritur ata.
Një moment të tillë, e ka postuar edhe së fundmi, ku shihet vajza e saj duke i rezistuar mjaft shumë të ftohtit vetëm për tu zbavitur.
Ajo u shfaq duke vallëzuar, ku më së shumti, në sy ra mbishkrimi i Edonës, e cila kishte thënë “Hajde luj qyqek”.
Tashmë, e kuptuam se vallëzimit, Doa e vogël nuk ia lë fare keq, por se a ka vesh edhe për muzikën, duke u bërë këngëtare si e ëma, këtë mbetet ta shohim më vonë.