Vajza e Medës bëhet flokëgjate, ja sa bukuroshe është ajo
Këngëtari Meda dhe Lulja janë një ndër çiftet më të përfolura të estradës shqiptare.
Pasi Meda ka qenë shumë I angazhuar në mbrëmjet dhe koncertet e fundvitit, duket se ata tani kanë gjetur më në fund kohë për një pushim.
Meda dhe bashkëshortja e tij Lulja po kalojnë ditë të bukura pushimi. Në mes të dimrit, ata po i gëzohen diellit dhe plazhit, shkruan Kosovarja.
Epo, kështu kur je këngëtar dhe fiton mirë si Meda, që është në listën e ngushtë të këngëtarëve më të paguar në trojet tona.
Pika e dobët e Medes dhe Lules, është vajza e tyre e ëmbël. Lulja ka postuar një foto të së bijës, ku ajo shihet me një paruke në kokë.
Me flokë të gjatë dhe një buzëqeshje të madhe në fytyrë, vogëlushja duket mjaftë e lumtur, ndërkohë që e ëma e saj e quan “Barbie”.