Vajza e Sabianit flet për herë të parë për lidhjen me Seldin
Vajza e këngëtarit shumë të dashur për publikun Sabianit, Keisi Medini është kthyer në një nga modelet më të komentuara në media e rrjete sociale.
Së fundmi Keisi është parë shpesh në shoqërinë e Seldit dhe në media menjëherë u përfol se ata janë lidhur.
Dyshja pak ditë më parë publikuan edhe bashkëpunimin e tyre të parë me titull “S’ka dashni”, që rezultoi i suksesshëm, por u komentua edhe për skenat mes tyre.
E ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5”, Keisi foli për herë të parë për lidhjen e përfolur në media.
“Unë Seldin e kam si vëlla. Jemi rritur bashkë. Njihemi që 2 vjeç”, u shpreh modelja dhe këngëtarja./Xing.al
albshowbizzz.com