Vajza e Shyhretes lindi djalë, e familja ia bëri surprizën më të ëmbël

Shyhrete Behluli është një ndër këngëtaret më të përfolura të muzikës popullore shqiptare.

Përveç që është një këngëtare tejet e pëlqyer nga publiku, edhe jeta e saj private diskutohet shumë në media e në publik, shkruan ORAinfo.

Sot, vajza e saj e madhe Njomza ka lindur djalë, e Shyhretja dhe familja e saj kanë postuar foto për të treguar sa shumë janë gëzuar.

E mënjëherë pas lindjes, Njomzës i shkoi familja në spital dhe atje i dërguan shumë lule dhe dhurata për lindjen e djalit./ORAinfo/