ShowBizzz

Vajza mos harxhoni në këto gjëra! R.I.P për këto trende bukurie në 2019-tën

 

Nga viti në vit, trendet e bukurisë
po ndryshojnë. E mbani në mend modën e fillim viteve 2000? A doni që menjëherë
t’ua vini flakën fotografive tuaja të asaj kohe?

Po po, e dimë… edhe ne ashtu do bënim!
Shyqyr që interneti s’ishte kaq i popullarizuar,s e vaj halli…

  

Ja që trendet e modës e të bukurisë,
nuk qëndrojnë me ne për më shumë se një sezon dhe edhe ato të vitit 2018-të, është
koha të IKIN!

Ja çfarë s’do jetë në modë në
2019-tën:

Buzët me “fillera” apo mbushje

lip fillers

Ky ternd ka dominuar në vitet e
kaluara ndërsa fillerat e buzëve kanë qenë numër një sa i përket kirurgjisë
kozmetike në botë, e kjo lloj ndërhyrje ka pësuar rritje nga viti në vit. Mirëpo
ka ardhur tani koha për një dukje më natyrale dhe më të butë.

Vetullat e Instagramit

Image result for pretty instagram brows

Këtë vit harrojini ato vetullat e përkryera, që s’do lëviznin një qime edhe
sikur të kishit kaluar nëpër një tërmet! Këtë vit nuk është nevoja të kaloni orë
të tëra duke i rregulluar dhe këtë na e vërtetoi Rihanna në fotografinë e saj për
kopertinën e Vouge. Madje edhe na e futi pak frikën me ato vetulla, se menduam
se do rikthehen vetullat e holla të viteve të 90ta!

Konturimi i fytyrës!

Mos e merrni gabim! Kontura është DASHURI. Literalisht, konturimi i fytyrës është celësi i një pamjeje më ‘slim’, të formësuar dhe të definuar. Sidoqoftë, viti 2019të, është viti i “natyrales”. Kjo po që do ndodh këtë vit… kjo s’do të thotë se duhet ta hidhni në plehëra bronzerin tuaj, por përdoreni më pak se s’ia keni nevojën edhe aq.

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com

Të Ngjashme