ShowBizzz

Vathët e Meghan Markle me vlerë 500.000 paund

  

Veshjet e Dukeshës Meghan janë shumë të komentuara. Por një palë vathë të vendosura nga ish-aktorja shkaktuan konfuzion dhe dëshpërim tek ndjekësit e saj.

Bëhet fjalë për një set vathësh mahnitës, që janë të bëra tërësisht nga diamanti. Meghan i vendosi në disa evente në vitin 2018, gjatë turneut të saj mbretëror në Australi, Zelandën e Re, Tonga dhe Fixhi si edhe në festën e ditëlindjes së Princit Charles në Buckingham Palace.

Të gjitha rastet ishin të rëndësishme dhe në syrin e gjithë njerëzve në mbarë botën, kështu që nuk është sekret se këto vathë janë zgjedhur në mënyrë të veçantë.

Por ajo çfarë është diskutuar më shumë është çmimi i vathëve sesa vetë dizajni.

Në kohën kur Meghan i vendosi, Pallati Kensington tha vetëm se vathët ishin ‘huazuar’ dhe duket se ka një arsye të madhe për këtë. Pasi vathët kanë një vlerë  mund të vlejnë pothuajse 500.000 paund.

 

 
  

Të Ngjashme