Vdes nëna e Ibrahim Tatlises, artisti: U shua sulltanesha e familjes sonë

 
 

Ditë e dhimbshme e artistit të famshëm Ibrahim Tatlises.

U mësua se Tatlises humbi nënën e tij sot në mesditë ëpas një sëmundje të rëndë shëndetësore.

Leyla, nëna e Tatlises, ishte dërguar në një spital privat në Bahçelievler për shkak të problemeve të saj shëndetësore.

Këngëtari famshëm e vizitoi shpesh nënën e saj, Leyla Tatlı, e cila kishte qenë në njësinë e kujdesit intensiv që një kohë të gjatë.

“Kurora e familjes, nëna ime e dashur, sulltanesha Leyla i është bashkuar mëshirës së Perëndisë”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet të mërkurën, më 16 janar (nesër) pas lutjes së pasdites.

Leyla Tatlı do të varroset në varrezat e qytetit të turk të Zincirlikuyut, shumë pranë Stambollit. /Telegrafi/