Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk do jetë pjesë e turneut të Spice Girl
Victoria Beckham është shprehur se nuk ishte një vendim i vështirë për tu mos u ribashkuar me Spice Girls.
Stilistja e famshme është e vetmja anëtare e grupit të vajzave të viteve ’90, e përbërë nga Emma Bunton, Melanie Chisholm, Geri Horner dhe Melanie Brown, që nuk do jetë pjesë e turneut që do zhvillohet këtë vit.
Beckham tha për ‘Good Morning America’ se vendimi i saj për të mos u bashkuar me turneun nuk ishte e vështirë.
“Unë gjithmonë do jem një Spice Girl. Jam krenare për to. Do jetë një shfaqje e jashtëzakonshme. Mezi po pres të marr fëmijët e të shkoj ta shikoj. Aktualisht jam e përqendruar tek biznesi dhe nuk mundesha të merrja pjesë. I uroj vajzave shumë fat. Me shpirt, absolutisht që do jem te to,”-tha stilistja.
E pyetur nëse do ndihet e tunduar për tu ngjitur në skenë dhe ti bashkohet grupit, Victoria shtoi: “Nuk e di, le të shohim.”
Bunton, Chisholm, Horner dhe Brown njoftuan vitin e kaluar se do të bashkohen për një numër të kufizuar koncertesh këtë verë, por pa Beckham.