Video/ Pogba një ikonë mode? Nuk keni parë mamanë e tij

  

Marka e veshjeve sportive, “Adidas” ka lançuar reklamën më të fundit. Pjesë e spotit të radhës kanë qënë dy yjet e Manchester United, Paul Pogba dhe Jesse Lingard. Por, pjesëmarrja e mamasë së Pogba, Yeo Moriba ka tërhequr vëmendjen e shikuesve.

Duke pasur parasysh impaktin e rrjeteve sociale dhe shpejtësinë e shpërndarjes së gjërave komike, kompania ka sjell një përmbajtje gazmore, ku në thelb janë komentet e njerëzve rastësor në rrjetet sociale.

Një prej komentuesve të trilluar në reklamë ishte “BigMan” që i kërkonte Pogba-s një sfidë “tek për tek”, ndërsa ky i fundit i thotë që nuk mund të mposhtë as mamanë e tij.

Dhe kështu ndodhi. Yeo shënon dhe video bëhet virale menjëherë. Një strategji e zgjuar kjo nga marka për të rritur reagimet e konsumatorëve ndaj formës së tyre të reklamimit.