Vlora Çitaku shkruan fjalë të mëdha për ish-ushtarin e UÇK-së, Ramë Lahajn
Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Vlora Çitaku i ka disa fjalë për të.
Ramë Lahaj është njëri ndër emrat që kemi hasur shpesh ta shohim nëpër media, madje edhe në ato ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se dikur ishte ushtar në luftë derisa sot është ushtar në paqe, e kontributin e tij e ka vlerësuar lartë edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, transmeton Lajminet.
”20 vjet ndryshim.Ushtar në luftë, ushtar në paqe.Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande. Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndrrave të tua pa e fitue. Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder. Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019”, kishte shkruar Lahaj pranë një fotografie me të cilën i është përgjigjur sfidës së Instagramit për të publikuar foto të vjetra.
Ndërsa foton e njëjtë e ka publikuar në Instagramin e saj edhe Vlora Çitaku.
”Ende duke folur për #10yearschallenge? Epo, më lejoni t’ju jap një #20yearschallenge. Në vitin 1999, Kosova luftonte për mbijetesë, kështu ishte Ramë Lahaj. Sot, Lahaj është njëri prej tenorëve më të mirë në botë. Ju mund ta shihni atë duke performuar në Barcelonë, Londër, Moskë dhe kudo tjetër”, ka shkruar ndër të tjera Çitaku pranë fotos.
albshowbizzz.com