Will Smith dhe Martin Lawrence nisin xhirimet e “Bad Boys 3”
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Will Smith i ka njoftuar fansat e shumtë lidhur me xhirimet e vazhdimit të tretë të filmit “Bad Boys”.
Ai e ka publikuar një fotografi në Instagram, ku ka pozuar së bashku me kolegun e tij, https://telegrafi.com/tag/martin-lawrence/ target=”_blank” rel=”noopener”>Martin Lawrence, i cili po ashtu luan në film.
“Dita e parë e xhirimeve fillon nesër (e hënë), i shikuam dy filmat e parë këtë fundjavë. Do të jetë çmenduri”, ka shkruar aktori në postimin e tij.
Ka kohë që flitet për xhirimin filmit të tretë aksion-komedi, ndërsa https://telegrafi.com/konfirmojne-martin-lawrence-dhe-will-smith-te-xhirohet-bad-boys-3/ target=”_blank” rel=”noopener”>dy aktorët konfirmuan gjatë muajit nëntor se më në fund do të vijë filmi i ri.
Buxheti për “Bad Boys 3” është afro 100 milionë dollarë, ndërsa do të përfshihen shumë ndjekje me vetura.
Filmi i parë “Bad Boys” u xhirua në vitin 1995 me regji të Michael Bay, ndërsa Martin Lawrence dhe https://telegrafi.com/tag/will-smith/ target=”_blank” rel=”noopener”>Will Smith luajtën rolin e dy detektivëve Marcus Burnett dhe Mike Loërey. Përfitimet ishin mbi 141 milionë dollarë.
“Bad Boys II” u realizua në vitin 2003, po me regji të Michael Bay, ndërsa Lawrence dhe Smith i përsëritën rolet e tyre. Filmi solli mbi 273 milionë dollarë përfitime.
“Bad Boys 3” që do të mbajë titullin “Bad Boys for Life” pritet të jetë gati për publikun në vitin 2020. /Telegrafi/