WOW, hyri në histori! Gigi Hadid mahnitet nga këngëtarja SHQIPTARE, shihni çfarë i thotë para miliona njerëzve! [FOTO]

 

Dua Lipa është padiskutim një ndër këngëtaret më të mira në botë të momentet dhe po kalon periudhën më të bukur të jetës së saj. E shohim gjatë gjithë kohës të angazhuar me këngë dhe koncerte të ndryshe, por së fundmi ka hyrë në histori si albumi i një artisteje femër më i transmetuar në botë. “Dua Lipa” ka arritur në total 9.5 miliardë dëgjime në të gjithë botën në Spotify dhe YouTube.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka hedhur nga froni ‘1986’ të Taylor Swifft. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Duan, e cila sapo ka publikuar këngën ‘Swan Song’, që do jetë kolona zanore e filmit ‘Alita: Battle Angel’. Për vetëm 3 ditë në YouTube, kënga ka marrë mbi 6.6 milionë dëgjime dhe ajo e ka “mbushur” Instagramin e saj me foto e video të ndryshme nga klipi.

Në një ndër fotot ku shfaqet shumë seksi me truporen e zezë që e kombinoi me streçe të të njëjtit material, duke iu përshtatur filmit “Matrix”, ka komentuar edhe modelja e famshme Gigi Hadid. Kjo e fundit e quajti “ëngjëll” Duan pasi i shkroi “Wowii angel”, duke treguar edhe një herë se ka simpati për këngëtaren shqiptare.

Dua duket me të vërtetë si një ëngjëll në të zeza!

KOKAN.jpg

 

albshowbizzz.com