Wow!! Kendall Jenner shokon fansat me foton 10 vite më parë, fytyrë me probleme dhe plot akne…[FOTO]

 

Super modelia e njohur Kendall Jenner ka folur shpeshherë publikisht për problemet me lëkurën dhe periudhën më të errët të adoleshencës së saj.

  

Kendall ka rrëfyer publikisht se për shkak të akneve nuk kishte vetëbesim dhe shpesh kishte probleme edhe me ankthin. Së fundmi këtë gjë ajo e ka vërtetuar edhe me anë të një fotografie të 10 viteve më parë, si pjesë e sfidës së ‘Instagram-it’, “#10yearshallenge”.

sfjdtgjfgyukfgk.jpg

Modelia ka publikuar një fotografi kur ka qenë 13 vjeçe dhe në të mund të dallohen qartë aknet në lëkurë. Duke e krahasuar me ditët e sotme, vihet re një ndryshim drastik në pamjen e modeles dhe këtë gjë ajo e pranon edhe vetë.

drfhyj.jpg

“Unë isha 13 vjeçe dhe vrapoja në shtëpi duke qarë përditë, sepse njerëzit më ngulnin sytë për lëkurën time”, – ka shkruara Kendall përbri fotos së saj. Rasti i modeles së njohur mund të shërbejë si një shembull frymëzimi për të gjitha adoleshentët, se gjithçka është kalimtare dhe çdo problem mund të zgjidhet nëse trajtohet siç duhet.

 

albshowbizzz.com