Wow, na la pa fjalë! Këngëtarja shqiptare tregon momentin emocionues: Fëmijën e kishin hedhur në koshin e mbeturinave, unë … [FOTO]
Artistët që bëjnë bamirësi në ditët e sotme nuk janë të shumtë. Por natyrisht që ka dhe nga ata që një pjesë të vogël nga të ardhurat e veta zgjedhin ti japin për njerëzit në nevojë.
Një prej tyre është dhe këngëtarja e njohur Silva Gunbardhi, e cila ka zbuluar ditën e sotme në emisionin “Why Not” të Roza Latit, se si kishte ndihmuar me gjërat e nevojshme nje vajzë të braktisur në kazanët e mbeturinave.
“Djali im lindi në muajin e tetë dhe për këtë arsye, u detyruan mjekët ta mbanin në reanimacion sepse duhet ta mbanin në vëzhgim derisa ti zhvilloheshin tamam mushkëritë. Aty ngjitur ishte një fëmijë që e kishin braktisur prindërit. Gjithmonë Dalvit, ia vendosja qumështin te koka që nëse nuk isha unë aty, t’ia jepte infermierja. Një ditë nuk isha aty dhe më thotë infermierja me gjysmë zëri: “Silva, ta marr pak këtë qumështin e djalit tënd sepse nuk na ka ardhur ende furnizimi në spital.” Unë i thashë, të lutem merre komplet kutinë dhe dërgova Dafin ti blejë pampers, rroba, qumësht, i bleva dhe dy lodra.
Rasti i dytë ishte fëmija që hodhën tek kazani i plehrave, një vajzë që mbijetoi. E gjetën ata që hapën kazanët. Sapo mora vesh për atë vajzë, shkova direkt tek reanimacioni dhe asaj i bleva cdo gjë të nevojshme për një beb”, u shpreh këngëtarja.
albshowbizzz.com