‘Xhesika’ thotë se e ka pikë të dobët ‘Sasën’

 
 

Janë dy nga aktoret më të pëlqyera dhe më të komentuara në showbizzin shqiptar.

Fjala është për aktoret, Adriana Matoshi apo ‘Sasa’ dhe Arta Nitaj e njohur në rolin e ‘Xhesikës’ të cilat kanë tërhequr vëmendje me rolet karakteristike që kanë, shkruan lajmi.net.

Ato janë dy nga personazhet kryesore të serialit e që me batutat dhe humorin e tyre si dy rivale krijojnë të qeshura tek publiku.

Megjithatë, Arta së fundmi u pyet nga ndjekësit se kë e ka pikë të dobët në “O sa mirë”, kë e do më së shumti?, “Adriana Matoshi e du me shpirt”, është përgjigja e Nitajt.

Siç shihet në përditshmëri, raportet mes tyre janë shumë të mira, ku shpesh i shohim së bashku në paraqitjet publike.

 
 

albshowbizzz.com