‘Xhihani’ përfshin Kosovën në serialin “Vurgun”
Ai u bë i dashur për publikun shqiptar në saje të rolit të Xhihanit në serialin e mirënjohur “Fatet e Kryqëzuara”.
Bëhet fjalë për Erkan Petekkaya, i cili edhe këtë vit ka një numër të madh të projekteve filmike.
Sikur të gjithë aktorët e tjerë, edhe 48-vjeçari është mjaft aktiv në rrjetet sociale duke sjell imazhe dhe video të ndryshme.
Së fundmi, aktori ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke xhiruar një skenë të serialit “Vurgun”.
Por, ajo çfarë bie në sy është emri i Kosovës, të cilin e ka shkruar përbri videos së publikuar teksa shihet në krah të Linda Imamit.
Ai nuk ka dhënë ndonjë detaj saktësisht, mirëpo për fansat ngriti dilemat se mos është duke qëndruar në vendin tonë.
Ndryshe, Erkan po punon edhe në disa projekte të teatrit që do të shfaqen në skenat turke. /Telegrafi/