Yjet nxisin BBC-në të kërkojë që “Eurovisioni” të largohet nga Izraeli

  Dame Vivienne Westwood, Peter Gabriel dhe Wolf Alice janë midis 50 artistëve të cilët kanë bërë thirrje që Eurovisioni të zhvendoset nga Izraeli.      

Duke përmendur shqetësimet e të drejtave të njeriut, ata kanë nënshkruar një letër të hapur që i thotë BBC të kërkojë nga organizatorët të lëvizin konkursin, shkruan BBC transmeton lajmi.net.

“Eurovizioni mund të jetë argëtim i lehtë, por nuk është i përjashtuar nga konsideratat për të drejtat e njeriut”, shkruan ai.

Në përgjigje, BBC tha se nuk është e përshtatshme “të përdorësh pjesëmarrjen e BBC-së për arsye politike”.

Konkursi vjetor do të mbahet në Tel Aviv në maj, pas fitores së këngëtares izraelite, Netta në vitin 2018.
Vendi fitues zakonisht pret konkursin e vitit të ardhshëm.

“BBC është e lidhur me statutin e saj për të ‘mbrojtur lirinë e shprehjes’.

Ajo duhet të veprojë sipas parimeve të saj dhe të shtyjë që Eurovizioni të zhvendoset në një vend ku krimet kundër asaj lirie nuk po kryhen”.

Përndryshe,“Eurovision 2019” këtë vit do të zhvillohet në datat 14, 16 dhe 18 maj në Tel Aviv të Izraelit. /Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com