Yll Limani me baladë të re
Tre javë më parë kishte sjell bashkëpunimin me producentin, Cricket.
“Friday Night” ishte kënga e fundit e Yll Limanit, i cili ishte mirëpritur prej fansave dhe publikut.
Por, sërish këngëtari do të sjell një projekt të ri muzikor që do të jetë një baladë me tematikën dashurinë.
“Harrom”, titullohet kënga më e re e këngëtarit që pritet të publikohet shumë shpejt para opinionit.
“Harrom” ka shkruar Ylli në llogarinë personale në Instagram përbri një fotografie teksa shihet një çift në përqafim.
Limani nuk ka dhënë shumë detaje rreth këngës, ku me kohë besohet se do të zbardh të dhëna të tjera rreth saj.
Ndryshe, “Friday Night” deri më tani është shikuar mbi 311 mijë herë në YouTube. /Telegrafi/