Yll Limani tregon lapsuset që ndodhin gjatë incizimit të këngëve të tij në studio

  
  

Këngëtari Yll Limani ka publikuar së fundmi për publikun baladën e tij më të re “Harrom”.

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat e tij, gjersa edhe këtë herë artisti nuk ka rrezikuar të dalë jashtë stilit të tij.

Ndërkohë komente të shumta pozitive, Ylli ka pranuar nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft i ndjekur.

Shpesh, ai preferon të ndajë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij, përmes së cilave tregon gjërat që i ndodhin në përditshmëri.

Së fundmi, artisti nga Prishtina vendosi të publikojë në rrjetin social Instagram një video, e cila tregon momentet qesharake që i ndodhin gjatë incizimit të këngëve në studio.

“Respekte për Gzim Lazrin dhe Fatjon Miftarin: mua shpirtin kënga, unë shpirtin këtyre, në fund ia ka vlejt”, ka shkruar Ylli në mbishkrimin e videos, duke falënderuar kështu producentët e këngës.

Ndërkohë për videon në fjalë nuk kanë munguar edhe komentet e fansave, shumë prej të cilëve u janë dukur interesant lapsuset që rëndom iu ndodhin artistëve kur janë duke realizuar këngën e tyre të re ./Telegrafi/