Ylli i Hollywood heq dorë nga alkooli për shkak të djalit
Anne Hathaway ka folur hapur për Ellen DeGeneres rreth arsyes pse vendosi të heqë dorë nga alkooli. Aktorja u shpreh se motivimi i saj kryesor ishte djali i saj 3 vjeçar. Ylli i Hollywood u shpreh se dëshiron të jetë pranë djalit të saj.
Fituesja e Oskar u shfaq tek DeGeneres për të diskutuar mbi filmin e saj të fundit Serenity, një thriller që e ribashkoi me yllin Matthew McConaughey.
Gjatë intervistës tha se hoqi dorë nga pija në tetor të vitit të kaluar dhe planifikon që të mos pijë më për 18 vitet e ardhshme.
“Nuk më pëlqen gjendja e dehur kur e kam djalin në shtëpi. Ai ka nevojë për mua gjatë gjithë kohës, ndërsa kur jam e turbullt nuk ka dobi nga unë,”-tha ajo. “Është në një moshë kur me të vërtetë ka nevojë për mua gjatë gjithë kohës.”
Hathaway u martua me aktorin dhe biznesmenin Adam Shulman në shtator 2012. Djali i tyre, Jonathan, lindi katër vjet më vonë.