Zaimina Vasjari kopjon veshjen e Khloe Kardashian?
Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari festoi dje ditëlindjen e parë të vogëlushes Khloe.
Vëmendje të madhe mori eventi madhështor që organizoi artistja, ku u re veshja e kombinuar me vajzën.
Duket se Zaimina është frymëzuar nga një personazh me famë botërore. Të njëjtën veshje kishte Khloe Kardashian me të bijën në festën e Krishtlindjeve të vitit 2018, thjesht kishin zgjedhur ngjyrën e bardhë.
Mund të jetë një rastësi ose Zaimina inspirohet shumë nga Khloe pasi i ka vënë dhe vajzës së saj të njëjtin emër.