Zbulohet e vërteta, fotografi shqiptar detyroi Presidentin e Amerikës të hidhet pupthi

  

Fotografi i njohur shqiptar, Feliks Bilani ishte i ftuar mbrëmjen e 18 janarit në emisionin “Late Night Show” në Ora News ku tregoi historinë e kolegut të tij me Presidentin amerikan.

Feliks Bilani:
Gjon Mili, që është një fotograf shqiptar i cili shpiku blicin që ne përdorim sot. Ai ka detyruar Presidentin e Amerikës të kërcejë nga toka vetëm për ti bërë portretin zyrtar. Përse? Kishte lexuar se kur njeriu ka një shkëputje nga toka, imazhi i fytyrës ndryshon, del më i lumtur, më i qeshur.

I tha thjesht kërce pupthi derisa arriti shkrepjen. Pra, fotografi ka për detyrë të respektojë titullin President apo Kryeministër, kushdo qofshin ata për të nxjerrë imazhin e tyre.