Zbulohet fiksimi i Roza Latit

  

Trendi i fundit që po qarkullon në Instagram #10yearchallenge ka rënë në syrin e moderatores Roza Lati. Në këtë puntatë të emisionit “Why Not” në Ora News, ajo solli imazhet e disa emrave të njohur të ekranit shqiptar, të cilët i kishin publikuar në rrjete sociale.

Ndër të tjera, ajo zbuloi bisedën që pati me një prej meshkujve më seksi shqiptar, Arjon Muca.

Pasi pa ndryshimin e tij ndër vite, Roza i shkruajti se në vitin 2009 e ka patur fiksim. Nuk mungoi reagimin i Arjonit, i cili donte të dinte se cfarë ndodhi me moderatoren.

Roza ka vetëm një shpjegim për këtë fiksim të të kaluarës: U hutua!